Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të martë në aksin rural Ballenjë-Krastë, në Bulqizë.
Drejtuesi i mjetit tip ‘Mitsubish’, Denis Gjoni 30-vjeç ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al/