Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një konferencë për mediat foli për ngjarjet që kanë tronditur vendin ditën e fundit.
I pyetur për një database për armët pa leje, ai theksoi se kjo është e pamundur të realizohet edhe në vendet më të përparuara, duke shtuar se ajo se çfarë mund të bëjë Policia e Shtetit është të parandalojë përdorimin e tyre.
Po ashtu Ministri i Brendshëm tha se problemi i kryesor sa i përket ngjarjeve kriminaleve apo aksidenteve, mbetet zbatimi i ligjit.
“Në lidhje me armët që qarkullojnë pa leje, çdo shtet besoj unë edhe me një nivel akoma më të lartë se Shqipëria nuk mund të ketë një database të armëve që nuk janë me leje sepse janë absurde. Ajo që bëjmë ne është të parandalojmë për përdorimin e këtyre armëve pa leje. Në tre rastet e fundit vetëm në qershor janë kapur në flagrancë dhe prokuroria dhe gjykata e kanë parë të arsyeshme që ata të kenë masa lehtësuese. A do të donin shqiptarët që të dënoheshin këto persona. Sigurisht që po. I bëjmë thirrje instancave përkatëse që ligji të zbatohet më të gjithë forcën.Sa i takon strukturimit të policisë për të shtuar xhandarmërinë, këto janë diskutime sepse ende nuk shihet një arsye e fortë ku të fusim një strukturë të re ekstra”, tha Çuçi.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai theksoi se territori shqiptar do të kontrollohet me metodat më moderne.
Po ashtu ai theksoi se deri në momentit që do të jetë në detyrë si Ministër i Brendshëm do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi sa më të lartë, duke shtuar se tek Ministri i Brendshëm nuk duhet të shohin Drejtorin e Policisë.
“ Ne jemi në prag të fillimit të mandatit të ri qeverisës, padiskutim që edhe në funksion të zbatimit të programit qeverisë është e domosdoshme që të bëhen ndryshme për tu përshtatur me vizionin që ne kemi. Ju thashë që ne do të kalojmë në një nivel tjetër në administrimin e territorit dhe do të kontrollojmë me teknologjinë më moderne që ka sot bota. Për nga cilësia garantoj që do të jetë në nivelin më të lartë.
Sa i takon vazhdimit tim në detyre, dua t’u them që tek ministri i Brendshëm të mos shihni drejtorin e policisë , por shihni Ministrin e Brendshëm. Deri ditën që unë do të jem ministër i Brendshëm detyrën do ta ushtroj me përgjegjshmërinë më të lartë. Sa i takon ashpërsisë së dënimeve në lidhje me aksidentet, Çuçi tha se problem mbetet zbatimi i ligjit. A zbatohet ligji, a dënohen ata që dhunojnë ligjin? Unë llogarinë e kam me shqiptarët”, shtoi Çuçi./abcnews.al/

