Max Verstappen, me makinën e tij Red Bull, është “Zot” në Çmimin e Madh të Austrisë, pas 71 xhirosh.
Belgu ka fituar 3 nga garat e fundit dhe renditet i pari në renditjen e përgjithshme, me 18 pikë më shumë se Lewis Hamilton, i cili e mbylli në vendin e dytë sot.
Podiumi mbyllet nga Valttery Bottas i Mercedes, kurse pas tij e mbylli Sergio Perez i Red Bull. Lando Norris vazhdon të renditet në zonën e pikëve dhe sot u rendit në vendin e pestë, para dy makinave Ferrari.
Carlos Sainz doli i gjashti, kurse Charsel Leclerc i shtati. Në zonën e pikëve, në vendin e nëntë, ishte edhe ish-kampioni i botës, Fernando Alonso, me Alpine. / abcnews.al