Përplasja me armë në Velipojë, këta janë dy nga viktimat që s’u mbijetuan plumbave për shezlongët

schedule14:53 - 27 Qershor, 2021

schedule 14:53 - 27 Qershor, 2021

ABC ka siguruar fotot e dy prej viktimave nga përplasja me armë e ndodhur orët e para të së dielës në Velipojë. Personat në foto janë Kujtim Ferracaku dhe Xhovani Gocaj të cilët nuk mundën t’u mbijetonin plumbave që morën pas një konflikti që nisi për shezlongët.

Po ashtu, të vrarë në përplasjen e pas mesnatës në Velipojë mbeten edhe vëllai i Xhovanit, Edmondi si dhe Myzerim Zeneli.  Kurse të plagosur janë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli, 17 vjeç.

Dy personave që mbetën të plagosur nga përplasja e armatosur orët e para të së dielës në Velipojë pritet që sot t’u komunikohet masa e arrestit. Ndërkohë, në kërkim janë  dy persona si dhe janë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Si ndodhi ngjarja

Përplasja nisi rreth orës 00:30, pas mesnate. Në konflikt u përfshinë dy familje, pronare të dy hoteleve, ngjitur me njëri tjetrin.

Pasi debatuan gjatë ditës së shtunë për shezlongët në plazh, në mesnatë familja Ferracaku, pronarë të hotelit “Fantazia”,  shkoi në hotelin Gocaj të vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj. Konflikti më pas degjeneroi në përdorimin e armëve. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!