Mbi djalin e vogël të Princit William dhe Kate Middleton tashmë rëndon pesha e rëndë e mbretit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Mediat raportojnë duke cituar biografin mbretëror Robert Lassey, se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit tashmë i po i bëjnë përgatitje të vogël Princit George për mënyrën mbretërore të jetës.
Lajmin se është një nga mbretërit e ardhshëm ai e ka marrë teksa është vetëm 7 vjeç dhe prindërit e tij kanë njoftuar tashmë përgjegjësitë mbretërore që do të thirret të marrë në të ardhmen.
Sipas Robert Lacey, Princi William nuk ka ndërmend të zbulojë saktësisht se çfarë i tha djalit të tij, pasi ai dëshiron që një ditë të tregojë historinë e tij vetë.
Në fakt, të dy prindërit nuk duan ta fusin djalin e tyre “në mykun e monarkisë”, pasi shpresojnë që institucioni të evoluojë në të ardhmen, në mënyrë që të përputhet në mënyrë më harmonike me rregullat e kohës moderne, PëRCJELL ABCNEWS.AL.
Siç thotë biografi mbretëror: “William nuk dëshiron t’i bëjë djalit të tij atë që i bënë atij. Kjo do të thotë ta mbushë kokën me të gjitha këto rregulla dhe detyrime.”
Përveç kësaj, të dy prindërit duan që fëmija i tyre të rritet normalisht, pa kufizime dhe stres, siç përcaktonte dikur kodi i monarkisë. Mbi të gjitha, ardhmja e tij në fron është shumë vonë, pasi përparësi i jepet gjyshit të tij, Princit Charles dhe më pas babait të tij, Princit William.
Princi George është i treti në radhë për trashëgiminë e fronit, dhe pas tij vjen motra e katërt, Princesha Charlotte, i pesti vëllai i tij, Louis, përveç vëllait të vogël të William, Princ Harry dhe më në fund të dy fëmijëve, Archie dhe Lilibet e porsalindur. Sigurisht, është e dyshimtë nëse fëmijëve të Princit Harry përfundimisht do t’u jepen tituj mbretërorë pasi ai dhe gruaja e tij, Meghan Markle, u larguan nga Pallati Buckingham. g.v/abcnews.al