Paul Pogba është shumë i rëndësishëm për Loe Gunnar Solskjaer dhe Manchester United. Mesfushori francez nuk e ka mohuar kurrë që do dëshironte të provonte një tjetër aventurë në karrierë.
Real Madrid, Juventus dhe PSG mbetet tre nga destinacionet e preferuara për kampionin e botës. Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” nuk janë dorëzuar dhe kanë nisur nga puna në lidhje me rinovimin e kontratës, që përfundon verën e vitit të ardhshëm.
Sky Sport UK shkruan se Pogba e pret një rrogë faraonike prej 24 milion eurosh në sezon, që do e kthente 28-vjeçarin në më të paguarin në Premier League.
Bisedimet me agjentin Mino Raiola kanë nisur dhe tek United janë plot besim se oferta e tyre është e parefuzueshme, por për të bindur një tip si Raiola nuk është kurrë mision i thjeshtë. /abcnews.al