Zjarr në pyjet e Shebenikut në Përrenjas, digjen 7 ha me dru ahu

schedule15:33 - 5 Nëntor, 2018

schedule 15:33 - 5 Nëntor, 2018

Një zjarr i fuqishëm përfshiu gjatë natës pyllin e Rrajcës në Përrenjas, i shpallur “Trashëgimi Botërore e UNESCO-s”.

Flakët kanë vazhduar dhe gjatë ditës për shkak të erës dhe shtatë hektarë pyje ahu janë dëmtuar. Zjarri është identifikuar në vendin e quajtur “Përroi i Peshkut”, pjesë përbërëse e Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”. Efektivë të Forcave të Armatosura vazhdojnë prej orësh në operacionin për vënien nën kontroll të zjarrit. Në ndihmë të tyre për shkak të terrenit të vështirë, ka shkuar një helikopter Kugar i Forcave të Armatosura, i pajisur me kovë uji.  Situata është përmirësuar, por vatra nuk është vënë akoma në kontroll, për shkak të erës e cila favorizon flakët.

Krahas Forcave të Aramatosura në terren ndodhen zjarrfikës dhe punonjës të adminsitratës për zonat e mbrojtura, nga Elbasani, Prrenjasi, Tirana, Fieri e Korça./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!