Një person i identifikuar si Përparim Uka është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij Luan Uka për shkak se akuzohen se në fshatin Lufaj të Mirditës po kultivonin bimë narkotike. Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Sipas policisë djali i personit të arrestuar, i shpallur në kërkim policor akuzohet se më 23 prill ka plagosur me qytën e armës B. M., 23 vjeç, banues në Kurbin.
“Kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim në djali i tij, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lufaj, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi L. U., i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu është shpallur në kërkim policor djali i tij, shtetasi P. U., banues në Lufaj, Mirditë
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Gjithashtu, shtetasi P. U., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 23.04.2021, ka plagosur me qytën e armës shtetasin B. M., 23 vjeç, banues në Kurbin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për shtetasin L. U., dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, ‘Kanosja”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” për shtetasin P. U”, njofton policia. m.v/abcnews.al