Bie nga kati i tretë i banesës, humb jetën vëllai i Saimir Taullaut në Lushnje

schedule11:31 - 25 Qershor, 2021

schedule 11:31 - 25 Qershor, 2021

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Lushnje pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është Albert Taullau,  58 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo” të qytetit, ku 58-vjeçari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte. Mësohet se viktima është vëllai i Saimir Taullaut.

“Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

Saimir Taullau është emër i njohur për drejtësinë, i njohur si kundërshtari i Aldo Bares. Taullau u arrestua në shtator të 2020 në Maqedoninë e Veriut , ndërs anë vitin 2017 i ka shpëtuar një atentati. g.v/abcnews.al