Skandali me tenderin e uniformave të urgjencës, PD akuza ministrisë

schedule16:04 - 4 Nëntor, 2018

schedule 16:04 - 4 Nëntor, 2018

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër rast, që sipas saj, shtohet në skandalet e Ministrisë së Shëndetësisë. Deputetja demokrate, Orjola Pampuri denoncoi shkeljet në tenderin e uniformave të urgjencës, ku në vlerësimin e demokrateve,  u vodhën 450 milionë lekë.

Denoncimet në sistemin e shëndetësisë vazhdojnë të jenë në axhendën e Partisë Demokratike.

“Tenderi për uniformat e punonjësve të urgjencës me vlerë rreth 450 milionë lekë përbën një rast revoltues sesi abuzohen paratë e taksapaguesve”.

Këtë e bazojnë në dokumetat zyrtarë që tregojnë se një uniformë për shërbimin e urgjencës kushton rreth 800 mijë lekë, ndërsa cilësia është nga më të këqijat deklaroi deputetja Oriola Pampuri.

“Është jo humane që autoambulancat të jenë në gjendje të mjerueshme, me mungesa në personel dhe në pajisje bazë për shpëtimin e jetëve, ndërsa Ministrja e Shëndetësisë shpërdoron 450 milionë lekë për uniforma të cilavepo u del boja nga cilësia e dobët”.

Dyshimet se tenderi me uniformat 800 mijë lekëshe të Urgjencës është korruptiv nuk ka të bëjë vetëm me çmimin e lartë dhe të pajustifikueshëm deklarojnë nga selia blu. Pasi fituesja e tenderit për uniformat është një kompani që nuk duhet të merrte pjesë në tendera deri në vitin 2019.

“Përveç dokumentave të tenderit, Partia Demokratike po ju vë në dispozicion njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit 2 vjet më parë, ku kërkon përjashtimin nga tenderat për 3 vjet të kompanisë Marsi&Al. Në atë kohë, Policia e Shtetit e ndërpreu kontratën për uniformat e saj, sepse cilësia më të cilën ato u prodhuan, ishte skandaloze”.

Sipas demokratëve kompania u dërgua për ndjekje penale nga Policia e Shtetit dhe, sipas njoftimit të tyre, Agjencisë së Prokurimit Publik i shkoi dokumentacioni për përjashtimin e kompanisë deri në vitin 2019.Për të gjitha këto Partia Demokratike i kërkon ministres së shëndetësisë që të japë llogari. /abcnews.al