Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, ka folur për shumë çështje së fundmi në një intervistë të dhënë për El Transistor. Kreu i klubit madrilen nuk shmanget as për Zinedinë Zidane, apo për emra të përveçëm si Bale, Brahim Diaz, Varane dhe Marcelo.
“Zinedine Zidane ëndërron të jetë trajner i kombëtares së Francës dhe jam i sigurt që do e arrijë këtë objektiv. Unë ende e dua Zidane. Nëse ai dëshiron të kthehet te Real Madrid një ditë, kjo është ende shtëpia e tij”, thotë fillimisht Perez.
I ngacmuar për goditjet e mëdha të merkatos, ai shton: “Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë, sigurisht. E di çfarë duan tifozët dhe nuk flas për lojtarët e të tjerëve, do ishte mungesë respekti. E njëjta gjë edhe për Erling Haaland, nuk flas rreth tyre”.
“Marcelo do të jetë kapiteni ynë sezonin e ardhshëm. Është e vështirë të gjesh një mbrojtës tjetër të majtë si Marcelo. Ai dhe Roberto Carlos kanë qenë më të mirët në histori”, deklaron presidenti i Real Madrid, i cili flet edhe për të huazuarit dhe situatën e Varane.
“Ne do të huazojmë disa lojtarë. Brahim Diaz është rritur te Milani. Nëse nuk do të vijë te ne, do të qëndroje atje. Bale? Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ende i kujtoj finalet që ai na fitoi”.
“Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare për Raphael Varane. Ai ësht në Europian tani dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse ai do ta lërë klubin këtë verë, atëherë do na e thotë”, përfundon Perez deklaratën e tij. / abcnews.al