Nazarko: Kosova duhet të kishte gati faturën e krimeve për Serbinë

schedule22:56 - 24 Qershor, 2021

schedule 22:56 - 24 Qershor, 2021

“Kosova duhet të kishte gati faturën e krimeve për Serbinë” kështu është shprehur analisti Mentor Nazarko në emisionin “Log.” lidhur me zhvillimet më të fundit të ndodhura mes Kosovës dhe Serbisë.

Nazarko: Kemi 21 vjet që i kujtojmë Serbisë viktimat e Kosovës. Ibrahim Rrugova ka një fjalim ne Parlamentin europian ne 2001, pra 3 vite pas luftes, por s’ permend krimet. Jo se ai nuk e bente kete ne forume te mbyllura por ama ne takime te hapura jo.

Krimet nuk mund të adresosh pafundësisht ndërsa nuk ke bërë asgjë në planin legal. Në emër të pajtimit të brezave të rinj ai nuk fliste për krime. Kosova të përgatiste faturën, dosjen e krimeve; ndërsa sot 22 vjet më pas nuk ka listën e vet të të vrarëve, të dhunuarave, etj. Ajo faturë duhet të ishte gati.

Më tej Nazarko është ndalur tek takimi i Kurtit me Macron duke thënë se Kurti bëri një lëvizje të zgjuar duke mos i dhënë bonusin Francës për zhvillimet me dialogun, por duke kërkuar edhe përfshirjen e SHBA.

Nazarko: Kurti e kupton se Macron është në urgjencë kohore pse ka fushatë zgjedhore në dhjetor. Edhe Kurti është në urgjencë kohore pse ka zgjedhje lokale. Ai i di këto rrethana dhe nuk ja dha këtë bonus Francës, por tha e dua ndërmjetësim euroatlantik, pra bashkë me Amerikën. Ndonëse falë vonesës së tij dhe të Haradinajt me taksën dhe reciprocitetin, dialogu amerikan dështoi dhe mbërritem tek Lajcak-Borell dhe tentativa e re e Makronit.

Në lidhje me rolin e Tiranës, ai tha: Bota e sheh përfshirjen e Shqipërisë si diçka normale, pra që shteti ëmë të përfshihet. Njera dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën- sepse dialogu është ngjarje me rëndësi globale ku secila palë e rrit subjektivitetin. Në Kosovë thonë nuk duam këshilla dhe bashkëpunim, por Shqipëria duhet të padisë Serbinë për gjenocid.

Si kështu kur 22 vjet më pas Kosova nuk ka një listë me të dhëna, me prova apo Kosova nuk ka denoncuar asnjë serb në Dhomat e Specializuara. E dyta, ju thoni që nuk bëhet marrëveshja as këtë vit, por kush fiton? Nga vonesa fiton Serbia. Skema e serbëve është viktimizimi, tregimi me gisht i palës tjetër si destruktive. E kemi parë nga Rambujeja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!