McAfee kreu vetëvrasje, Snowden-Evropës: Mos ekstradoni në SHBA, Assange mund të jetë i radhës

schedule22:28 - 24 Qershor, 2021

schedule 22:28 - 24 Qershor, 2021

Julian Assange mund të jetë i radhës që kryen vetëvrasje pas John McAfee. Kështu është shprehur në një postim në Twitter, Edward Snowden, ish-konsulent i NSA.

McAfee kreu vetëvrasje ndërsa ndodhej pas hekurave në një qeli në Barcelonë, pasi mori lajmin se do të ekstradohej në SHBA nën akuzat për evazion fiskal.

“Evropa nuk duhet të ekstradojë ata që akuzohen për krime jo të dhunshme në një sistem gjyqësor aq të padrejtë, dhe sistem burgjesh aq mizor, sa të pandehurit që kanë lindur në këtë vend do të preferonin të vdisnin sesa t’i nënshtroheshin. Julian Assange mund të jetë i radhës ,” shkroi Snowden në Twtter.


“Derisa sistemi të reformohet, një moratorium duhet të mbetet në fuqi,” shtoi ai.

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange u arrestua në prill të 2019 në Mbretërinë e Bashkuar dhe një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar bllokoi përkohësisht ekstradimin e tij drejt SHBA-ve në janar të vitit 2021 për 18 akuza, shumica përmes Aktit të Spiunazhit, për marrjen dhe ndarjen e informacionit të klasifikuar. s.b/abcnews.al/