Tashmë nuk ka më dyshime, Elseid Hysaj e ka mbyllur me Napolin dhe do qëndrojë po në Serie A, për të luajtur në Romë me Lazion, aty ku e pret Mauricio Sarri.
Sport Mediaset raporton se palët kanë arritur marrëveshje finale dhe gjithçka është gati për zyrtarizimin, që pritet të vijë brenda kësaj jave.
Zëvendës kapiteni i kombëtares ka rënë dakord për kontratë 4-vjeçare me drejtorin Igli Tare dhe do përfitojë pak më shumë se 2 milionë euro neto në sezon.
Hysaj dhe Sarri kanë punuar së bashku te Napoli dhe Empoli në të shkuarën dhe e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin. Nën drejtimin e trajnerit të njohur, Hysaj ka kaluar periudhën më të mirë të karrierës. /abcnews.al