Rama te “Shefqet Ndroqi”: Pas përballimit të pandemisë, shtohen shërbimet në këtë spital

schedule13:01 - 22 Qershor, 2021

schedule 13:01 - 22 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek i cili janë zgjeruar shërbimet.

Në këtë spital është shtuar shërbimi i ri i Kardiokirurgjisë. Mjeku i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, tha se operacionet e para nisin në muajin shtator, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm, puna do të nisë në kapacitet të plotë.

Po ashtu tek “Shefqet Ndroqi” ka përfunduar investimi për laboratorin e ri. /abcnews.al