Partia Demokratike e Kosovës zgjedh më 3 korrik kryetarin e ri

schedule21:11 - 21 Qershor, 2021

schedule 21:11 - 21 Qershor, 2021

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur sot se do të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në një njoftim për media thuhet se Konventa e partisë është caktuar më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.

Siç thuhet, këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë”, thuhet në njoftim.

PDK nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar është me ushtrues detyre të kryetarit pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli. Ai ka dhënë dorëheqje nga ky post pas konfirmimit të akuzës nga Gjykata Speciale.

Ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së që nga atëherë është Enver Hoxhaj. /abcnews.al/