Borrell: Marrëdhëniet e BE me Turqinë preken nga çështja e Qipros

schedule18:40 - 21 Qershor, 2021

schedule 18:40 - 21 Qershor, 2021

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell, deklaroi se ministrat e Jashtëm të BE diskutuan për Turqinë para samitit të mbajtur në datat 24 dhe 25 qershor.

Ai theksoi se kishte pasur një komunikim edhe me ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu në Antalia para se të nisej për në Liban.

Borrel vuri në dukje se marrëdhëniet e BE me Turqinë janë prekur nga çështja e Qipros, teksa theksoi se BE do të monitorojë nga afër këtë situatë duke u përpjekur nisjen e negociatave në Gjenevë.

“Besoj se kjo është një mundësi e mirë për të gjetur një zgjidhje për problemin e Qipros”, deklaroi ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!