Çmontohet “unaza” e trafikut të drogës në Athinë, arrestohen 9 persona, sekuestrohen lekë shqiptare

schedule16:30 - 21 Qershor, 2021

schedule 16:30 - 21 Qershor, 2021

Nëntë persona, mes të cilëve 5 grekë dhe 4 shqiptarë, janë arrestuar në Athinë pasi akuzohen si pjesën e një grupi që shpërndante lëndë narkotike.

Hetuesit kishin marrë informacione për aktivitetin e një të huaji në trafikimin e sasive të drogës (kokainë dhe kanabis) në Atikë.

Anëtarët e bandës kishin vijuar trafikun nga janari i vitit të kaluar. Ata e ruanin lëndën narkotike në tre magazine dhe më pas e transportonin atë me taksi.

Droga shpërndahej në Athinë, kryesisht pranë zonës ku magazinohej.

Nga kontrollet e kryera në disa banesa dhe ambiente të tjera në Atikë dhe Patmos, policia gjeti 225 gram kokainë, 4 kg kanabis, 2 peshore, fishekë, thika,  tableta, 29 celularë, dhe një shumë parash prej 5 850 eurosh dhe 25 900 lekë shqiptare. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!