Dinamo ka nisur zyrtarisht merkaton e verës me afrimin e Patrik Bardhit. Lajmin e bën të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Nuk bëhet e ditur jetëgjatësia e kontratës së 23-vjeçarit. Bardhi vjen pas një aventure pozitive me Kastriotin në sezonin e fundit, ku luajti në 32 ndeshje, të gjitha nga minuta e parë dhe shënoi 1 gol e dhuroi 5 asiste.
NJOFTIMI I KLUBIT – Patrik Bardhi është firma e parë e projektit të ri. Sulmuesi 23-vjecar vjen pas një aventure të suksesshme në Kategorinë Superiore duke treguar rritje në karrierën e tij sportive. /abcnews.al

