Mbrëmjen e sotme, një nga të ftuarit ka qenë këngëtari i njohur Dren Abazi.
Pak para se t’i bashkohejë skeçit të Parodistit, i pyetur nga moderatorja Jona Spahiu, ai ka treguar se në kampionatin “Euro 2020” të futbollit bën tifo për skudrën e Zvicrës.
Arsyeja ka qenë krejt e veçantë pasi pjesë e kësaj skuadre janë shumë shqiptarë.
“Përpara se të lë të shkosh, meqë jemi në këtë atmosferën sportive doja të pyesja, bën tifo me ndonjë kombëtare?”, e ka pyetur Jona.
“Nuk është se e kam ndjekur shumë, por me të gjithë ata shqiptarë që ka Zvicra, unë jam për Kosovën e Zvicrës”, është shprehur Dreni.
Më tej, ai ka vazhduar skeçin me kitarë duke shkaktuar shumë të qeshura te publiku. l.k/abcnews.al