Përleshje me armë zjarri mes dy familjeve në Kumanovë

schedule12:18 - 1 Nëntor, 2018

schedule 12:18 - 1 Nëntor, 2018

Gjatë një përplasje me armë zjarri mes dy familjeve shqiptare në Kumanove, një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Ka ndërruar jetë i plagosuri nga arma e zjarrit gjatë sherrit të mbrëmshëm familjar në Kumanovë-kanë konfirmuar nga Qendra urgjente në Shkup. Sherri kishte filluar nga dy familjet, Latifi dhe Maksuti, i cili fillimisht nisi me përleshje fizike dhe përfundoi me armë. Në njoftimin e MPB-së të Maqedonisë thuhet se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 ku ishin përfshirë persona nga dy familjet. Ajo që kishte nisur si zënkë verbale kishte përfunduar me të shtëna armësh dhe një viktimë – thonë nga policia e Maqedonisë duke shtuar se nëntë persona janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të ngriten masa përkatëse.

Me urdhër të prokurorit në vendin e ngjarjes janë siguruar gjurmë, armë e ftohtë dhe katër gëzhoja plumbash. Vijon ekspertiza e tyre e cila do t’i japë të dhënat dhe dëshmitë e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të procedurës penale. Është dhënë urdhër për kryerje të autopsisë personit të vdekur, kumtoi Prokuroria Publike. Ekziston dyshimi se në kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë edhe disa persona të tjerë. Nga Prokuroria Publike thonë se shkëmbim zjarri ka qenë eskalim i mosmarrëveshjeve dhe mosdurimit disa mujor mes dy familjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!