Mbrojtja është reparti që do të pësojë një revolucion te Real Madrid. Sergio Ramos mbylli aventurën 16-vjeçare me “Los Blancos”, që mund të humbasin edhe shërbimet e Raphaël Varane.
Francezi ka edhe një vit kontratë, por deri tani ka refuzuar dy oferta rinovimi të drejtuesve. Manchester United e ndjek prej kohësh dhe vijon të negociojë me Realin.
Footmercato shkruan se garës për shërbimet e 28-vjeçarit i është bashkuar edhe PSG. Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo, ka kërkuar informacion tek agjenti në lidhje me situatën.
Në mungesë të rinovimit, Reali është i detyruar ta shesë. Carlo Ancelotti e vlerëson shumë, por Varane dëshiron të provojë një tjetër aventurë pas 10 viteve të kaluara në “Santiago Bernabeu”.
I vogël bënte tifozllëk për United dhe kishte idhull Rio Ferdinand, por edhe kalimi te PSG e tundon. Këta të fundit kanë zgjedhur të gjejnë një akord me menaxherin e lojtarit për t’i paraqitur më pas propozimin e tyre Realit. /abcnew.al