Suedia në krizë politike, e majta braktis qeverinë

schedule15:15 - 19 Qershor, 2021

schedule 15:15 - 19 Qershor, 2021

Suedia aktualisht po përjeton një krizë politike. Parlamenti i vendit do të votojë  të hënën për mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit social-demokrat Stefan Lofven.

Katër parti kanë arritur mazhorancën për këtë propozim, të cilin kryeministri e cilësoi të papërgjegjshëm. Deputetët në parlament u shprehën se ishin përpjekur ta shkarkonin që në momentin që mori postin, por vetëm sot e majta vendosi të mbështesë një votë totale mosbesimi.

Panorama politike suedeze është thellësisht e përçarë: koalicioni i minorancës ka nevojë për mbështetjen e së majtës dhe të dy partive të vogla të së djathtës për të qeverisur. Arsyeja kryesore e përplasjes mes qeverisë dhe ish aleatëve është çmimi i qerave për apartamentet e reja, apo të ndërtuar së fundmi./abcnews.al