VIDEO/ Digjet në aksin Milot-Thumanë makina e shefit të krimeve në Mirditë

schedule08:26 - 19 Qershor, 2021

schedule 08:26 - 19 Qershor, 2021

Një makinë  është djegur këtë të shtunë në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.

Mësohet se makina është në pronësi të shefit të Krimeve në Mirditë Imar Uka.

Ai ka qenë i vetëm në automjet, ndërsa ka sqaruar se automjeti është nxehur gjatë rrugës dhe për këtë arsye ka ndaluar. Më pas si pasojë e defektit elektrik makina është përfshirë nga flakët.

Autoritetet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!