“Do të jetë gjithmonë pjesë e familjes”, Kim Kardashian flet pas divorcit me Kanye West

schedule21:41 - 18 Qershor, 2021

schedule 21:41 - 18 Qershor, 2021

Kim Kardashian ka ndarë më tepër detaje nga ndarja e bujshme me Kanye West në ribashkimin e “Keeping Up With The Kardashians, të enjten në E!. 40-vjeçarja rrëfeu se pavarësisht ndarjes ata vazhdojnë ende të ruajnë një marrëdhënie të mirë.

Kanye West dhe Kim Kardashian

Kur u pyet se pse çfarë nuk shkoi mirë me martesën e tyre, ajo tha: “Mendoj se ishte vetëm një ndryshim i përgjithshëm mendimesh për disa gjëra që çuan në këtë vendim. Dhe në asnjë mënyrë nuk do të doja që dikush të mendonte se nuk i dhashë të gjitha, ose se nuk e provova vërtet.”

Kim Kardashian dhe Kanye West

Çifti, të cilët kanë 4 fëmijë, janë përqendruar tek bashkëprindërimi dhe mbajtja e një raporti miqësor për hir të tyre. “Do të jem gjithmonë adhuruesja më e madhe e Kanye. Ai është babai i fëmijëve të mi. Kanye do të jetë gjithmonë pjesë e familjes. Kemi një marrëdhënie të mrekullueshme shoqërore dhe e respektoj atë shumë.”, tha Kim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!