Christian Eriksen kreu një ndërhyrje kirurgjikale në zemër ditën e djeshme. Fantazisti danez pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së javës së kaluar kundër Finlandës, duke shkaktuar tronditje të madhe te tifozët e Euro 2020.
Për fat shpëtoi, gjendja e tij ka ardhur në përmirësim nga dita në ditë dhe sot ka dalë nga spitali më në fund. 28-vjeçari nuk i ka kursyer falënderimet për mesazhet e ngrohta që ka marrë këto ditë.
Christian Eriksen has been discharged from the hospital. More here ⬇️#ForDanmark pic.twitter.com/jzF338XiC1
— DBU – En Del Af Noget Større (@DBUfodbold) June 18, 2021
“Faleminderit për mesazhet e shumta dhe urimet. Ka qenë e pabesueshme t’i shoh dhe t’i ndjej ato. Operimi shkoi mirë dhe jam në gjendje të mirë, duke marrë parasysh situatën që kam kaluar. Ishte e mrekullueshme të shihja sërish djemtë pas ndeshjes fantastike që luajtën dje.
Nuk ka nevojë ta them, që do brohoras për ta të hënën kundër Rusisë“, përfundon deklarata e Christian Eriksen, e publikuar nga Federata nordike në Twitter. /abcnews.al