Holanda triumfoi kundër Austrisë, por legjenda e Holandës, Marco Van Basten, ka kritika për mbrojtjen dhe për lojtarin e Juventusit, Matthijs de Ligt.
“Nëse e shikoni Stekelenburg duke e goditur shpesh topin në rivënie, atëherë kjo nuk është gjë e mirë. Duhet më shumë shpirt luftarak, duhet më shumë vizion dhe kontroll nga mbrapa. Deri tani nuk e kam parë këtë gjë.
De Ligt është një mbrojtës qendror, por ai ka nevojë për më shumë distancë. Ai duhet të tregojë vlerat e tij, duhet të drejtojë mbrojtjen.
Ai thjesht vrapon pas lojtarit që ka për të markuar, duke lënë hapësira të mëdha. De ligt shkoi në Itali të mësonte si mbrohet, por nuk besoj se ka mësuar shumë atje”, është shprehur 3 herë fituesi i “Topit të Artë”. /abcnews.al