Një 55-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht babain e tij. Ngjarja ka ndodhur në Orikum.
Po ashtu, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan G. O., 20 vjeç, banues në Sarandë.
Të riut, Gjykata e Apelit Gjirokastër ka ndryshuar mënyrën e vuajtjes së dënimit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga shërbim prove në dënim me 3 vjet e 4 muaj burgim. s.b/abcnews.al/