Paskal Milo: Hera e parë që NATO mbledh një samit të tillë, rivaliteti mes fuqive globale

schedule22:05 - 17 Qershor, 2021

schedule 22:05 - 17 Qershor, 2021

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo u shpreh sot në “Log.” në ABC kjo është hera e parë që NATO mban një samit të tillë duke mbajtur qëndrim ndaj Kinës. Milo deklaroi se raporti i forcave politike botërore ndryshon gjithmonë duke bërë një krahasim të lëvizjeve që kanë ndodhur ndër vite.

“Kjo është hera e parë që ndodh nga NATO në një dokument zyrtar dhe në një samit të tillë. Duhet të kemi parasysh që politika botërore është dinamike dhe nuk qëndron në vend. Raporti i forcave gjithmonë ndryshon. Nëse përpara kemi pasur rivalitet të dy fuqive të mëdha, SHBA dhe BS e kohës. Më vonë ra BS dhe mbetën SHBA vetëm.

Kina ishte në ngritje. U ngrit por nesër pasnesër këto raporte prapë do ndryshojnë. Mund të dalë një tjetër fuqi e madhe që nga ritmi mund t’ua kalojë këtyre që janë sot. Sot jemi në një pozicion paksa trekëndor. Në konjogturën e re ndërkombëtare, mund të shohim aleanca të habitshme për shkak të interesave”, tha Milo.

Milo u shpreh se ajo që secila prej fuqive të mëdha botërore përpiqet të mbajë në arenën ndërkombëtare rivalitetet që ka në tokë dhe hapësirë për të treguar fuqinë e saj dhe rolin e saj në plan global.

“Ajo që ndodhi në vitet 70 mund të ndodhë sot mes Kinës dhe Rusisë në funksion anti-amerikan. Secila prej tyre përpiqet që në arenën ndërkombëtare, në rivalitetet që kanë në tokë dhe hapësirë të tregojë fuqinë e saj.

Këtu varet shumë kush di të luajë në plan global. Ka një mirëkuptim për mënyrën si veprojnë SHBA sot për të përballuar këtë sfidë edhe për ta. Duke parë ritmet e Kinës duket se e kanë parashikuar se do të vinte ky moment. Kina ka pasur ritme të larta të zhvillimit ekonomik”, deklaroi ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!