5 modele mini fundesh që mund t’i vishni dhe në plazh

schedule19:49 - 17 Qershor, 2021

schedule 19:49 - 17 Qershor, 2021

Retro, mini dhe shumëngjyrësh, këto funde janë ideale për veshjet e plazhit. Janë fleksibël, të freskët, të rehatshëm dhe më e rëndësishmja kombinohen lehtësisht për ditët që doni t’i kaloni buzë detit. Siç kemi parë Kendall, Kylie Jenner dhe Hailey Bieber, karakteristikë e tyre është rehatia por njëkohësisht bëjnë të dukeni plot stil.

Nëse nuk doni t’i vishni vetëm me rroba banje, një këmishë e gjerë e bardhë prej liri është gjithçka që ju nevojitet për të shijuar një pasdite të këndshme. Mos harroni, sekreti qëndron tek modeli dhe kombinimi i ngjyrave. Eksperimentoni me rrobat e banjës që t’i përshtateni këtyre modeleve që do të jenë tendencë e verës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!