9 vjeçari troket në derën e Johnson për një recetë mjekësore me marijuanë

schedule12:48 - 17 Qershor, 2021

schedule 12:48 - 17 Qershor, 2021

Thomas Braun një fëmijë britanik 9 vjeçar, i shoqëruar nga nëna e tij, shkoi në Downing Street rezidencën londineze të kryeministrit Johnson.  Ai i kërkoi kryeministrit ndihmë për të marrë një recetë mjekësore me marijuanë për vëllain e vogël i cili vuan nga epilepsia.

Në një letër, Thomas i vogël, shpjegoi se vëllai i tij ka nevojë për shumë mjekime shtesë dhe prindërit nuk duhet të shqetësohen për të gjetur shumë para, për të paguar ilaçet e tij. Familja e tij ka blerë  marijuanë gjatë vitit të fundit, pavarësisht ndryshimit të ligjit tre vite më parë.

 

Në letrën e tij drejtuar Kryeministrit, Thomas shpjegon se kujdesi për një fëmijë me aftësi të kufizuara mund të jetë mjaft i vështirë për prindërit pasi ata mund të mos kenë mjaftueshëm para për të paguar trajtimet çdo muaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!