“Pini ujë”, tha Cristiano Ronaldo, ndërkohë që kishte hequr nga tavolina e konferencës për shtyp shishet e Coca Cola. Paul Pogba më pas hoqi birrën Heineken dhe të gjitha këto nuk i kanë shpëtuar medias.
Impakti te pija me gaz nuk ka qenë pozitive, pasi është raportuar një rënie e vlerës së aksioneve të kompanisë.
Së fundmi portugezin Ronaldo e ka “imituar” një tjetër futbollist, teksa fliste pasi u shpall “Njeriu i ndeshjes”.
Këtë herë shishet e Coca Cola i ka larguar mesfushori Manuel Locatelli dhe kamerat sigurisht e kanë kapur skenën që ndodhi.
Sigurisht, në betejën e madhe për klikime, janë postuar video që të japin idenë se italiani i largoi shishet krejtësisht. Në fakt ato kanë qenë 10 centimetra më tutje dhe janë fokusuar nga kamerat e tjera. /abcnews.al