Rama i shkon në shtëpi Nicolas Sarkozy: Me një mik special

schedule19:38 - 16 Qershor, 2021

schedule 19:38 - 16 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Francë ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e ish-presidentit Nicolas Sarkozy.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ka shkuar dhe e ka takuar në shtëpinë e tij në Paris.

Ai thekson se është privilegj që të konsultohet me të për sfidat e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit në BE.

Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al