Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Parlamenti holandez do të mbështesë tashmë thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë sjell në vëmendje se ai e ka thënë edhe më herët se pa u bërë zgjedhjet në Holandë, Shqipëria nuk ka çfarë të presë.
Ndërsa thotë se tashmë “Shqipëria u zhbllokua”, Edi Rama shpreh falenderim dhe mirënjohje.
POSTIMI
LAJM TJETËR I MIRË✌️
“Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim????? *ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua? Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim??♂️”
Mediat holandeze raportuan sot se parlamenti mbështet nisjen e bisedimeve për integrimin e vendit, duke cituar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”. s.b/abcnews.al/