Dhunoi eproren, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

schedule10:49 - 16 Qershor, 2021

schedule 10:49 - 16 Qershor, 2021

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme një 34-vjeçar me akuzën “goditje për shkak të detyrës”. Mësohet se 34 vjeçar goditi drejtoreshën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, e cila më pas ka kryer denoncimin për kapjen e të riut.

Ky i fundit u arrestua disa orë më pas, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Informacion

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

/i.k/abcneës.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!