Indonezi, dronë dhe teknologji sonare për të gjetur viktimat e avionit

schedule12:43 - 30 Tetor, 2018

schedule 12:43 - 30 Tetor, 2018

Autoritetet në Indonezi vijojnë përpjekjet pë të gjetur 189 personat që ishin në bordin e avionit të rrëzuar të hënën. Për këtë po përdoren dronë dhe teknologji sonare. Aktualisht janë gjetur 10 viktimat e para.

Dronë dhe teknologji sonare po përdoren nga autoritetet në Indonezi për të kërkuar për pasagjerët e një avioni, i cili u rrëzua në det të hënën. Mjeti fluturuees i kompanisë “Lion Air” u rrëzua disa minuta pasi ishte nisur nga Xhakarta me 189 pasagjerë dhe ekuipazh në bord. Nuk ka pasur asnjë shenjë për të mbijetuar por sendet e tyre personale janë gjetur në det.

Akoma nuk ka ndonjë të dhënë se çfarë mund të ketë shkaktuar incidentin tragjik. Zyrtarët thonë se piloti i Boeing 737 ka kërkuar rikthimin në aeroport përpara se të humbiste kontaktin me kullën e kontrollit ajror. Në një raportohet të siguruar nga BBC tregohet se i njëjti avion ka pasur probleme teknike ndërsa po fluturonte nga Bali për në Xhakarta një ditë përpara zhdukjes. Raporti sugjeronte se një instrument ishte i pasigurtë në fluturim dhe për këtë mjeti fluturues i ishte dorëzuar kompanisë. Shefi ekzekutiv i “Lion Air” thotë se avioni është riparuar përpara se të niste fluturimet përsëri.

Ndërkohë, disa persona që ishin në det me anijë pretendojnë se kanë parë avionin teksa rrëzohej. Hetues dhe ekipe me specialistë gjenden në zonë dhe po kërkojnë të zbulojnë pikën e rrëzimit të mjetit fluturues, në mënyrë që të gjejnë kutitë e zeza. Ndërkaq, ekipet e kërkimit kanë gjetur 10 trupat e parë të pajetë, të cilët janë dërguar në Xhakartë për identifikim. Në këtë pikë autoritetet thonë se do të ishte mrekulli nëse do të gjendej ndonjë i mbijetuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!