Luana Vjollca është angazhuar prej kohësh në muzikë dhe ka sjellë për publikun disa këngë që janë pritur shumë mirë. Kohët e fundit, moderatorja ka zbuluar se po punon për xhirimet e projektit të radhës.
Ndërkohë, ditën e sotme ajo ka treguar përmes një Instastory se po xhiron klipin e ri, postim të cilin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Një ëndërr që po bëhet realitet”, duke iu referuar këngës.
Nuk dihet se cila është arsyja pse ka kaq shumë rëndësi kjo këngë për moderatoren apo nëse bëhet fjalë për ndonjë duet. Deri më tani, dihet se titulli i këngës do të jetë “1 Mijë Vjet”. /abcnews.al