Në protokollin e ministrisë së Turizmit për sezonin turistik kërkohet që hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit.
Në vendim theksohet që në dispozicion të pushuesve duhet të jetë një dush për çdo 100 çadra. Miratimi i rregullave në letër do të jetë mjaft i vështirë që të zbatohet në terren, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë.
Brezi i shërbimeve dhe distancat që duhen respektuar
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, brenda brezit të shërbimeve në stacionet e plazhit, mund të realizohen këto struktura: kioskë menaxhimi për plazhin, kabina, shërbime higjienike, depo, pika vrojtimi/kulla e vrojtimit, hapësirë për rojën e plazhit (në rastin e plazhit publik), beach-bar, hapësirë për vendosjen e biçikletave.
Tavolinat në beach bar duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon:
Lexo edhe: E PLOTE-Protokolli anti-COVID: Si do të bëjmë plazh dhe ushqehemi gjatë pushimeve
- a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 7m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;
- b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit;
- c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;
- d) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
Lexo edhe: Tavolinat 1 m distancë, kujdes me mishin, protokolli anti-COVID: Mos hani me gishta
Kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi në plazhet e tipit B, janë, si më poshtë vijon:
- a) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3m;
- b) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;
- c) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
d.b/Abcnews.al