Partizani ka siguruar një përforcim me vlera në krahun e majtë të mbrojtjes. “Demat” kanë prezantuar ditën e sotme Emiliano Mustën, i cili arriti akordin me Olsi Ramën, drejtorin e përgjithshëm të klubit kryeqytetas.
29-vjeçari nga Elbasani ishte pjesë e bardhezinjve të Laçit sezonin e kaluar, ekip me të cilin shënoi 5 gola, teksa dy sezonet e ardhshme do e shohim pjesë të 16 herë kampionëve të Shqipërisë. “FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29-vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me të kuqtë.
Musta i cili ishte pjesë e ekipit të Laçit, rikthehet në familjen e kuqe, bluzë të cilën e ka veshur edhe përgjatë sezonit 2013-2014. Musta do të mbajë fanellën me numër 29 dhe sot i bashkohet menjëherë ekipit në Ohër për tu vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja“, lexohet në postimin e Partizanit. /abcnews.al