Filiali francez IKEA gjobitet me 1 milion euro: Spiunoi punëtorët

schedule14:36 - 15 Qershor, 2021

schedule 14:36 - 15 Qershor, 2021

Filiali francez i IKEA u gjobit me një milion euro pasi ka spiunuar qindra nëpunës në periudhën 2009 – 2012. IKEA kishte punësuar detektivë privatë dhe oficerë policie për të mbledhur të dhëna private për stafin.

Të 15 personat e akuzuar përfshinin drejtues të lartë dhe ish-menaxherë të dyqaneve. Gjykata e Versajës i shpalli fajtorë për vjedhje të të dhënave personale, por dënimi ishte më i lehtë se sa ai i kërkuar nga akuza.

Akuza më e rëndë për “monitorim masiv” u rrëzua nga gjykata./abcnews.al