Laçi do të përballet me FK Podgorica në turin e parë të Conference League. Një short i mirë për kurbinasit dhe këtë e pranon edhe trajnerit Shpëtim Duro.
Ai pranon për abcnews.al se nga rivalët e mundshëm FK Podgorica ishte më i pranueshmi dhe rendit arsyet.
“Sigurisht që duke pasur parasysh katër skuadrat që ishin mundësitë për t’u përballur, kam parasysh armenen (Noah), moldaven (Milsami Orhei) dhe atë nga Gjeorgjia (Dila Gori), patjetër që është më i mirë shorti.
Së pari e kemi më afër si udhëtim, kjo është pozitive. E dytë, është një skuadër ballkanase për të cilën do të kemi informacion më të plotë se sa do të kishim për të tjerët”, tha Duro shkurtimisht. /abcnews.al