Luis Enrique, trajneri i Spanjës, ka folur pas barazimit me Suedinë në ndeshjen e tyre të parë në EURO 2020. Iberikët dominuan dhe patën raste me sulmuesin Alvaro Morata, i cili u vu edhe në shënjestër nga tifozët.
“Rezultati nuk më lë të ndjehem ndryshe nga tifozët. Ishim superiorë ndaj një kundërshtari që vetëm mbrojti. Suedia bëri ndeshjen e vet dhe çdo trajner zgjedh vetë si do të luajë. Nganjëherë edhe kundërshtari të bën të qëndrosh prapa. Është një barazim që më bën të ndihem keq për lojtarët dhe tifozët.
Ne mundohemi të krijojmë raste. Fusha nuk na ndihmoi shumë, pasi lojtarët kishin probleme në kontrollimin e topit. U ankuan për diçka të tillë në dhomat e zhveshjes. Në futboll vetëm golat numërohen pastaj. Unë kam humbur në ndeshje si kjo”, tha Enrique.
“Fishkëllima për Morata? Nuk është e këndshme, të gjithë duam që tifozët ta mbështesin atë. Kam parë duartrokitje për Morata dhe u kushtoj vëmendje. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, që bën shumë gjëra mirë. Nuk pati fat.
Ky është futbolli dhe kjo është jeta. Ishte më e lehtë të luaje me publikun në favor dhe shpresoj që gjërat të ndryshojnë. Spanja duhet të kishte shënuar, Suedia përdori armët e veta. Publiku ishte fantastik dhe shpresoj të na ndihmojë. Ne do përpiqemi të krijojmë sa më shumë raste dhe t’i konkretizojmë ato”. /abcnews.al