Mirsad Kryeziu është një polic nga Kosova që ka vendosur të ndërrmarrë një rrugë të veçantë. Ai është i apasionuar pas çiklizmit dhe është nisur nga Kosova për të shkuar në Zvicër me biçikletë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Kryeziu tregoi se tani ndodhet në hyrje të qytetit të Budvës dhe ka synim që për 15 ditë të shkojë në Zvicër.
Ai tregoi që ky është udhëtimi i dytë i gjatë, pasi më herët ka qenë me biçikletë edhe në Stamboll.
“Jam nisur nga Kosova më 12 qershor. Tani jam në hyrje të Budvës. Filloj nga ora 07:30 deri në mbrëmje. Ndaloj gjatë rrugës. Tani jam këtu duke kaluar te Ulqini i vjetër. Dua ta prek cdo pëllëmb ku kanë sunduar shqiptarët. Një ndër rrugët më të gjatë që kam bërë është Kosovë-Stamboll e kam bërë me një shokë, por kësaj here ai nuk kishte mundësi për shkak të punës.
Kam marrë gjëra më shumë ushqimore të konsumuara, ujë, fruta të thata. Edhe po mbeta pa gjëra ushqimore nuk e kam problem, ia dalë”, u shpreh Kryeziu./abcnews.al