Nesër shorti i Champions League, rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare

schedule20:36 - 14 Qershor, 2021

schedule 20:36 - 14 Qershor, 2021

Mesditën e nesërme në Nyon të Zvicrës hidhet shorti i raundit të parë eliminator të Champions League, ku pritet të bëjnë pjesë tre skuadra shqiptare, nëse Prishtina fiton dy ndeshjet e saj në miniturneun paraeliminator.

 

UEFA ka publikuar kundërshtarët e mundshëm të Teutës, Shkëndijës dhe Prishtinës. Durrsakët, kampionë të Shqipërisë kanë rivalë të niveleve të ndryshme përballë dhe ai që duhet shmangur me patjetër është klubi bullgar i Ludogorets.

Short i vështirë për Shkëndijën, që mund të ndeshet me finlandezët e Helsinkit apo Connah’s Quay Nomads nga Uellsi. Ndërkohë Prishtina nëse fiton dy finalet që ka përpara, mund të ndeshet me klube të mëdha siç është Ferencvarosi i Myrto Uzunit apo Dinamo Zagreb e Lirim Kastratit. /abcnews.al

TEUTA: Ludogorets 1945 (BUL)
Sheriff Tiraspol (MDA)
Dinamo Tbilisi (GEO)
Kairat Almaty (KAZ)

SHKËNDIJA: HJK Helsinki (FIN)
Connah’s Quay Nomads (ËAL)
Mura (SVN)
Borac Banja Luka (BIH)

PRISHTINA (nëse fiton turnerun paraeliminator): Dinamo Zagreb (CRO)
Ferencváros (HUN)
Žalgiris Vilnius (LTU)
Flora Tallinn (EST)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!