Çekia fitoi 0-2 ndaj Skocisë dhe mori tre pikët e para në Euro 2020. Suksesi erdhi nga dy golat e Patrik Schick. I dyti ishte magjik, pasi erdhi nga një goditje nga mesi i fushës.
Sulmuesi 25-vjeçar i Bayer Leverkusen, foli pas ndeshjes për mediat, duke vlerësuar triumfin ndaj vendasve të Skocisë, teksa ndalet edhe te eurogoli që realizoi.
“Ishte ndeshja e parë dhe kishte një rëndësi shumë të madhe. Jemi jashtëzakonisht të lumtur për fitoren, tre pikët ishin themelore për fatin tonë në grup.
https://streamable.com/rd4c3v
Goli? Shpesh shikoja pozicionin e portierit, shpresoja që të më krijohej një situatë e tillë. Le të themi që isha i përgatitur.
Sapo erdhi ai top e pashë që portieri kishte dalë nga porta. Nuk u mendova dy herë dhe tentova goditjen e menjëhershme.
Ndoshta disa lojtarë janë të lodhur, por ne dhamë maksimumin deri në fund. Dhamë më të mirën tonë në fushë dhe ia dolëm të fitojmë“, theksoi Schick. /abcnews.al