Çitaku: Valdete faleminderit për shërbimin dhe na fal

schedule16:23 - 14 Qershor, 2021

schedule 16:23 - 14 Qershor, 2021

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka komentuar shkarkimin e Vladete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani.

Sipas Çitakut, Daka u bë subjekt i një fushate të ulët e denigruese, teksa thekson se kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona.

Postimi i saj i plotë:

Zonja Valdete Daka, që nga vitit 2008 e tutje, ka qenë në krye të institucionit i cili organizon zgjedhje në Kosovë. Ne kemi shumë të meta si demokraci e re, por, nuk ka fije dyshimi që Kosova organizon zgjedhjet më të mira në rajon e më gjërë.

Zonja Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj. Keq për ne.

Askush nuk është i përjetshëm e as i pazavendësueshëm. Por, të jemi të qartë, kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona. Jo për Valdeten.

Valdete faleminderit për shërbimin, dhe na fal.