Marko Roganovic është afrimi i katërt te Laçi. Mbrojtësi 24-vjeçar luan në qendër dhe në të djathtë.
Ai ka pranuar ofertën e kurbinasve dhe ka nënshkruar për dy sezone. Roganovic prej katër sezonesh aktivizohej rregullisht me OFK Titograd.
Më parë ka luajtur edhe me Buducnost, ndërkohë që me Malin e Zi U21 numëron 5 ndeshje zyrtare.
Më parë Laçi ka afruar edhe Saliou Guindo, Klinti Qato dhe Bashkim Velija. Kurbinasit pritet të bëjnë edhe lëvizje të tjera në prag të ndeshjeve të Europës. /abcnews.al