Fshati Nikollarë i Maliqit me dy familje, prej 20 vitesh pa energji elektrike

schedule16:01 - 12 Qershor, 2021

schedule 16:01 - 12 Qershor, 2021

Nga Ledjona Xheladinaj

Dikur në fshatin Nikollarë jetonin rreth 40 familje tani kanë mbetur vetëm dy të tilla. Shkak është bërë më herët mungesa e rrugës të cilën tani e gëzojnë. Por nuk gëzojnë kushtet minimale për të jetuar.

Në këtë fshat të Maliqit të merr malli për njerëz. Sheh vetëm shtëpi të shkatërruar dhe bosh.  Kanë dy dekada pa drita. Mungesa e energjisë i ka shkëputur nga jeta përtej fshatit pasi televizori nuk ju ndizet.

“S’ka drita se s’duan ti vendosin, se nuk i bie mendja askujt a ka fshati Nikollarë. Kemi bërë kërkesa disa herë. Është në dijeni dhe kryetari I Bashkisë Maliq dhe asnjë masë. Këtu vetëm 15 shtylla duhen. 1 km larg kalon linja e tensionit të lartë që furnizon fshatrat e tjerë”

“Marrim këtë në darkë dhe me anë të djellorit dhe erës ndizet vetëm kjo llampë. Ju s’dini ç’bëhet në botën e jashtme? Jo”.

Gjatë vitit shkollor gratë i lënë vetëm burrat, pasi ikin në Korçë që fëmijët të mos mbeten analfabetë.

“Kemi ikur me qira në Korçë se kam tre fëmijë për shkollë. Në dimër nuk vij fare se s’kam me çfarë të vij, me çfarë të iki”.

“ Burrat janë bërë dhe gra dhe burra, vetëm lahemi vetëm gatuajmë”.

Mungesa e investimeve po ndan familjet. Kjo vogëlushe përlotet se pjesën më të “Do të mësosh këtu? Dua po ja, që se kemi! (qan)”.

Votën ja u kanë kërkuar por kur mbarojnë zgjedhjet harrojnë premtimet.

“Po vijnë 6 muaj para. Janë të parët që vijnë!”

Nuk ka as transport publik. Janë të varfër dhe një emergjencë të kenë duhet të shpenzojnë shumë para për të udhëtuar drejt Korçës.

“Do 50 a 60 mijë lekë. Borxh merr andej merr këtej”.

Nuk marrin as ndihmë ekonomike edhe pse tokën nuk kanë mjete për ta punuar.

“S’marrim ndihmë ekonomike se na kanë dhënë tokë, por tokën me çfarë ta punosh këtu”.

Këto dy familje jetojnë vetëm me produktet që marrin nga të imtat. Nikollara ka një pamje shumë të bukur me liqenin në krah. E rrethuar nga gjelbërimi. Nëse do kishte investim do tërhiqte shumë turistë dhe këto dy familje që kanë mbetur nuk do ta braktisnin. Madje mund të ktheheshin e shumë të tjera./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!