Tre persona janë lënë në burg nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin morën peng pak ditë më parë një 34-vjeçar.
Në burg u lanë Myrteza Domi, Denisa Karagjozi dhe Enea Taho, të cilët u denoncuan nga 34-vjeçari në polici.
Avokatët e tre të pandehurve kërkuan një masë më të lehtë për tre klientët e tyre, ndërsa në veçanti për Denisa Gjozin, përfaqësuesi i saj ligjor kërkoi rishikim të masës me argumentin se është nënë.
Kërkesa nuk u pranua nga gjyqtarja Blerta Çibuku e cila vendosi burg pa afat për tre të arrestuarit, ndërkohë që në arrest shtëpi u la edhe djali 14-vjeçar i Denisa Gjozit. m.v/abcnews.al