Spanja plotësohet në prag të ndeshjes me Suedinë. Mbrojtësi Diego Llorente është rikthyer në stërvitje, pasi ishte izoluar prej infektimit me COVID-19.
Llorente, i cili është pjesë e Leeds United në Premier League, pa bërë testin e fundit PCR dhe ka dalë negativ, çka i jep atij mundësinë të bashkohet me grupin.
? OFICIAL | @diego_2llorente se reincorpora a la concentración de la @SeFutbol.
El central internacional acaba de regresar a las instalaciones de Las Rozas tras conocer el último resultado negativo en las pruebas PCR.
ℹ️ https://t.co/YTM2iBJ93H#SomosEspaña pic.twitter.com/bOdTqVo4Zv
— Selección Española de Fútbol (@SEFutbol) June 11, 2021
Mbrojtësi ka lënë izolimin dhe tashmë trajneri Luis Enrique mund ta llogarisë për ndeshjet e EURO 2020. Më parë pozitiv me COVID-19 te Spanja kishte dalë edhe Sergio Busquets. /abcnews.al